HITS - Helpdesk and Intervention Tracking System

Bizneset të cilat kanë një numër të madh të klientëve dhe punëtorëve, siç janë ato të teknologjisë informative, telefonive, qendrave thirrëse telefonike, ose bizneseve që punojnë në teren, kanë nevojë për një softuer shumë më të veçantë për të menaxhuar punën e përditshme. Për të zgjidhur problemet dhe lehtësuar në maksimum punën e tyre, Alt3c Shpk ka krijuar një softuer adekuat për këto biznese, të emëruar HITS.

Softueri HITS paraqet një përmbledhje të moduleve unike të cilat hyjnë në shërbim të bizneseve të sipërpërmendura duke mundësuar një komunikim më të mirë mes të klientëve, punëtorëve dhe drejtuesve të biznesit.

HITS arrin të mbledhë dhe kanalizojë me lehtësi rastet e klientëve (incidente, ankesa, kërkesa, porosi), të arritura qoftë përmes emailit, telefonit apo kërkesave të drejtpërdrejta në zyrë. Pasi t’i pranojë rastet nga konsumatorët, softueri i lejon administratorit apo menaxherit që të gjitha këto t’i përcjellë me lehtësi te stafi teknik (që të punojë në zgjidhjen e rastit dërgimin e porosisë). Po ashtu softueri ndihmon në mbajtjen nën kontroll të një rasti/porosit, duke mundësuar kështu alarmimin derisa ai/ajo të kryhet.

Rëndësia e softuerit

Bizneset që kanë një numër të madh të klientëve dhe punëtorëve të terrenit kanë nevojë urgjente dhe të vazhdueshme për një sistem sa më të lehtë dhe të menaxhueshëm të komunikimit me ta.

Klienti ka nevojë ta paraqesë rastin e tij (ankesën, nevojën, kërkesën) e vet në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, si dhe të marrë përgjigjen e duhur në kohë dhe me një kosto sa më të ulët. Më pas rasti duhet të përcillet shpejt dhe në mënyrën e duhur nëpër shkallë të ndryshme të stafit (punonjësve), dhe në fund përgjigja, zgjidhja apo porosia t’i kthehet sa më shpejtë klientit.

Këto lloj biznesesh kanë nevojë për një komunikim të përkryer edhe në mes të administratorëve, stafit teknik dhe stafit menaxherial. Andaj, një softuer adekuat jo vetëm që kursen kohën e punonjësve dhe ul nevojën për angazhim më të madh të tyre, por po ashtu le të kënaqur klientët dhe ngrit imazhin e kompanisë tuaj.

Atributet e softuerit HITS të krijuar nga Alt3c

Bazuar në nevojat specifike të bizneseve të përmendura më sipër, Alt3c Shpk ka krijuar softuerin HITS të përbërë nga një sërë modulesh të cilat kombinohen mes tyre për t’iu përshtatur në mënyrë të veçantë nevojave të bizneseve të ndryshme.

Pakoja softuerike HITS përmban këto atribute:

Regjistri i thirrjeve – HITS arrin të regjistrojë të gjitha thirrjet telefonike që realizohen në të dyja kahet (ato që vijnë dhe ato që dalin).

Përcjellja e rasteve – HITS lejon përcjelljen dhe nxjerrjen e raporteve për secilin rast në detaje, duke e regjistruar atë që nga marrja e porosisë deri te zgjidhja e rastit apo dorëzimi final.

Pasqyra e klientit – Administratorët e softuerit mund në çdo moment të nxjerrin pasqyra të klientëve të ndryshëm në bazë të kohës dhe porosive, apo të nxjerrin dhe analizojnë pasqyra të rasteve të caktuara (që vijnë nga më shumë klientë).

Harta dhe përcjellja me GPS – Softueri ka të instaluar hartën që lejon administratorin të lokalizojë me saktësi vendin nga vjen rasti/porosia, si dhe modulin që përcjell lëvizjet e punonjësve të terrenit përmes GPS. Në këtë mënyrë krijohet një komunikim më i mirë në mes të klientit, administratorit në qendër dhe punonjësve në teren.

Multi-stok kontrolli – HITS u lejon menaxherëve të kenë në kontroll dhe menaxhojë stokun dhe lëvizjet e tij nëpër njësi (deponi) të ndryshme. Kështu mbahet në kontroll i gjithë malli dhe cilido produkt i caktuar mund të gjendet me lehtësi.

Përdorim i shumëfishtë – Softueri mund të shfrytëzohet nga më shumë përdorues, limitet e të cilëve varen nga niveli i përgjegjësisë brenda biznesit. Kjo do të thotë se përdorues të caktuar kanë qasje vetëm brenda moduleve dhe funksioneve që ia lejon administratori kryesor i programit.

Për të marrë më shumë detaje rreth softuerit HITS dhe adaptimin e tij në biznesin tuaj na kontaktoni përmes të dhënave në vazhdim (kliko këtu).