EIS – zgjidhje e avancuar për biznesin tuaj

EIS është produkt softuerik i kompanisë Alt3c shpk i dizajnuar enkas për t’u shërbyer të gjitha nevojave të bizneseve të vogla dhe të mesme. Kjo pako softuerike kombinon një varg të funksioneve të cilat jo vetëm që ua lehtësojnë menaxhimin bizneseve të fushave të ndryshme, por janë të domosdoshme për funksionimin e tyre.

Përveç që mundëson funksionimin sa më të përkryer të biznesit tuaj, duke mbajtur nën kontroll harxhimet, stokun dhe qarkullimin, EIS përmes funksioneve speciale shtesë ju ndihmon që më lehtë të krijoni edhe një pasqyrë më të qartë rreth të drejtimit kah lëviz biznesi juaj, duke u mundësuar të nxirrni raporte dhe përfundime të ndryshme strategjike. Kështu ju veç që do ta kontrolloni biznesin në kohë reale, do të mund të parashikoni më saktë edhe drejtimin kah duhet ta orientoni biznesin në të ardhmen.

EIS ka dy mënyra përmes të cilave ndihmon drejtuesit dhe punonjësit ta zhvillojnë biznesin e tyre:

  • Asiston në menaxhimin e stokut dhe shit-blerjes në çdo kohë;
  • Ju asiston në kontabilitet duke mbajtur nën vëzhgim çdo detaj financiar të biznesit tuaj.

Pse EIS është softueri i duhur për ju?

EIS është një zgjidhje e kompletuar për mbajtjen nën kontroll të biznesit tuaj për një varg arsyesh.

E para, softueri EIS ka të inkorporuara të gjitha elementet bazike të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e një biznesi. Ai veç që ndihmon menaxhimin e stokut dhe shit-blerjen, ndihmon edhe në mbajtjen nën kontroll të të gjitha aspekteve financiare të kompanisë tuaj.

Dhe, përveç elementeve thelbësore të një softueri, në varësi të natyrës, madhësisë dhe kërkesave të biznesit së biznesit, EIS mund të plotësohet edhe me një varg të funksioneve specifike dytësore, të cilat do t’ua lehtësojnë çdo aspekt të menaxhimit të tij.

Një atribut tjetër i softuerit EIS është se ai është ndërtuar që të “evoluojë” me kohën, ashtu që ju do ta keni të garantuar implementimin e çdo risie që mund të vijë me kalimin e kohës, apo çdo përmirësimi ose lehtësimi që ne bëjmë në të.

Po ashtu, e rëndësishme për bizneset është që programi të mund të adaptohet me kasat dhe printerët fiskalë, me të cilët EIS është në përputhshmëri të plotë me cilido prej tyre.

E fundit e rreshtuar këtu, por një cilësi tjetër shumë e vlefshme e EIS është se ai paraqet një softuer shumë të thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur, pavarësisht nga niveli edukativ i përdoruesit në fushën e teknologjisë. Ai është krijuar që të mund të përdoret edhe nga punonjës të cilët nuk kanë njohuri shumë të mëdha kompjuterike. Të gjitha funksionet që ofron programi janë të thjeshtësuara dhe të lidhura me butona special, të cilët lehtë gjenden dhe kuptohen nga çdo punëtor.

Funksionet që ofron EIS

Në funksionimin e përditshëm të biznesit tuaj, EIS do t’u shërbejë për çdo detaj të menaxhimit të tij përmes faturimeve, hyrjeve-daljeve të stokut dhe nxjerrjes së pasqyrave të ndryshme. Ai po ashtu do t’u asistojë edhe në kontabilitetin e ndërmarrjes, ashtu që ju me lehtësi  do të mund të krijoni pasqyra të ndryshme të aspektit financiar të biznesit, në bazë të kërkesës tuaj (periudhës kohore, klientëve, punonjësve dhe karakteristikave tjera).

Në menaxhimin e biznesit të përditshëm EIS kryen këto shërbime:

  • Faturimin – EIS ofron një mënyrë të thjeshtë për të listuar produktet që ju shitni dhe për të kompletuar faturimin. Ju do të mund t’i listoni produktet shitëse përmes karakteristikave të ndryshme (alfabetit, çmimit, afatit të skadimit, prodhuesit).
  • Regjistrimin e furnizimeve – Softueri EIS ofron një mënyrë të lehtë të regjistrimit të furnizimeve tuaja, me të gjitha detajet dhe karakteristikat të cilat ju i dëshironi t’i ruani.
  • Printimin e kuponëve fiskal – Çdo faturë e juaja e cila ju paguhet me para kesh është e nevojshme të shoqërohet me kuponin fiskal, një funksion të cilin EIS e ka të inkorporuar.  
  • Gjendjen e stokun – EIS ruan çdo ndryshim të stokut në databazën e tij. Kështu ju do të mund ta nxirrni listën e artikujve që keni në stok në çdo moment dhe përmes cilësimeve të ndryshme. Ju mund të keni nën kontroll të gjitha detajet e stokut tuaj, që nga sasia, prodhuesi, çmimi, afatet e skadimit, etj.
  • Kontrollin multi-stok – EIS u mundëson të keni nën kontroll gjendjen e mallit në çdo depo tuajën (si ato statike edhe ato të lëvizshme) dhe të përcillni bartjet interne nga njëra njësi (depo) në tjetrën. Po ashtu ju me lehtësi do të mund të nxirrni pasqyrat e ndryshimeve të mallit në çdo kohë, përfshirë edhe historinë e ndryshimeve për secilën depo.
  • Raporte speciale – EIS ju ndihmon po ashtu të mund të krijoni raporte nga më të ndryshmet në bazë të karakteristikave të ju interesojnë në çdo moment: klientëve, produkteve, furnizimit, kostos së shërbimeve të ndryshme, punonjësve, etj. Përmes këtyre funksioneve, duke analizuar rrjedhën e punës, ju do ta keni më lehtë të merrni vendime strategjike që lidhen me biznesin tuaj.

EIS ofron një varg të lehtësimeve edhe në fushën e kontabilitetit dhe aspektit financiar të biznesit tuaj, si:

  • Librat – EIS ju asiston me shumë saktësi në mbajtjen e pasqyrave të përgjithshme të biznesit tuaj (hyrjet dhe daljet). Ju me lehtësi do të mund të nxirrni librat e shitjes dhe librat e blerjes në çdo moment.
  • Nxjerrjen e raporteve financiare – EIS me shumë shpejtësi dhe saktësi ju nxjerr raporte të ndryshme financiare, në bazë të asaj çfarë kërkoni në moment të caktuar. Ju mund të nxirrni pasqyra të ndryshme financiare për çdo periudhë për të cilën jeni të interesuar, për çdo produkt, blerës, furnitor, punëtor apo karakteristikë tjetër.
  • Pasqyrat e arkëtimit – EIS ju ndihmon që në çdo moment të keni pasqyrë reale të të gjitha detajeve të arkëtimit, nga çdo klient dhe punëtor i juaji. Softueri regjistron në databazë të gjitha ndryshimet në çdo moment, të cilat më pas mund t’i rishikoni në çdo kohë, në  bazë të cilësimeve të ndryshme (klientit, personit arkëtues, kohës, vlerës së shumës, etj).
  • Pasqyrat e pagesave - Ju me lehtësi mund të regjistroni në databazë dhe nxirrni të gjitha pagesat e kryera. Përmes EIS ju mund të nxirrni edhe përfundime të ndryshme rreth pagesave, në varësi të dorëzuesit/pranuesit (kush, kujt dhe sa i ka paguar në çdo kohë).
  • Evidentimin e rrogave  - EIS mundëson evidentimin e të gjitha rrogave të punonjësve dhe detajeve të lidhura me to, si dhe pasqyrimin e tyre në çdo moment që ju shfaqet nevoja.
  • Raportet tatimore – EIS ju asiston edhe në përgatitjen e deklarimit të taksave  dhe tatimeve të ndryshme, duke ua lehtësuar kështu përgatitjen dhe dorëzimin e të gjitha obligimeve ndaj institucioneve përkatëse.

EIS ofron edhe shumë atribute shtesë të cilat nuk janë thelbësore, por do t’u ndihmojnë në momente të caktuara për të lehtësuar menaxhimin e biznesit tuaj. Për të mësuar detajet tjera të pakos softuerike EIS, dhe inkorporimin e tyre në veprimtarinë tuaj biznesore na kontaktoni duke klikuar këtu.