Industria e sigurimeve dhe softueri IRIS

Pse dhe sa është i rëndësishëm softueri në IS?

Në industrinë e sigurimeve ruajtja dhe shkëmbimi i sigurt informatave janë thelbësore për funksionimin e saj. Në këtë aspekt, aplikimi i teknologjisë informative është i patjetërsueshëm. Ajo luan rol të rëndësishëm, dhe jo vetëm në reduktimin e përdorimit të letrave. Të pasurit në dispozicion një softuer të përshtatshëm e bën shumë më të lehtë dhe përmirëson në çdo aspekt të bërit biznes në këtë industri.

Ruajtja e shpejtë e të dhënave të reja, shfletimi i të dhënave ekzistuese dhe konfirmimi i tyre në bazën e të dhënave, të gjitha kanë nevojë për një bashkëpunim në mes të jo vetëm degëve të një biznesi, por edhe në mes të bizneseve të ndryshme të kësaj fushe (që realizohet përmes një serveri bazë).

Andaj, një softuer sa më adekuat mundëson komunikimin dhe shkëmbimin shumë më të mirë dhe të shpejtë të të dhënave në mes të bizneseve të kësaj fushe dhe institucioneve tjera mbikëqyrëse. Softueri adekuat po ashtu thjeshtëson edhe punën e punonjësve të kësaj industrie, ofron siguri të të dhënave të secilit biznes dhe minimizon mundësinë e keqpërdorimeve, duke mbrojtur kështu nga shfrytëzimi i paautorizuar.

Softuerët cilësor të dedikuar për bizneset e industrisë së sigurimeve po ashtu ofrojnë një varg të funksioneve të ndryshme shtesë, të cilat u mundësojnë punonjësve të menaxhojë sa më mirë bizneset e tyre. Ato ofrojnë opsione të ndryshme për të klasifikuar klientët në bazë të cilësive të ndryshme (moshës, gjinisë, gjendjes ekonomike) dhe për të nxjerrë përfundime të shpejta në bazë të nevojave të menjëhershme...

Duke qenë se industria e sigurimeve është një industri e cila shet riskun (klienti paguan për një rrezik që mund t’i kanoset), softueri po ashtu duhet të ofrojë edhe kalkulatorë të riskut për një sigurim të caktuar. Kjo u mundëson drejtuesve të bizneseve të industrisë së sigurimeve të nxjerrin përfundime të ndryshme dhe të vlerësojnë në mënyrë më reale rrezikun e një dëmi apo vetë dëmin e shkaktuar.

Me një fjalë, për t’i ofruar një funksionim sa më të mirë bizneseve të lidhua me industrinë e sigurimeve, cilido softuer që është në dispozicion të punonjësve duhet të ketë disa tipare bazë të adaptuara për këtë fushë specifike.

IRIS – Zgjidhja më e mirë e softuerike për industrinë e sigurimeve

Alt3c SHPK ka shfrytëzuar përvojën dhe profesionalizmin e stafit për të krijuar një program unik që u dedikohet nevojat specifike të kësaj industrie. I emërtuar “IRIS”, softueri ofron një zgjidhje të përkryer si për bizneset e industrisë së sigurimeve, po ashtu edhe për institucionet të cilët kanë nën mbikëqyrje këto biznese.

IRIS – Zgjidhja më e mirë e softuerike për industrinë e sigurimeve

IRIS është një nga produktet e ofruara nga kompania Alt3c SHPK. Ky softuer është dizajnuar në mënyrë specifike për t’u shërbyer plotësisht kërkesave të kompanive të sigurimit. Ai është realizuar në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës dhe Byronë Kosovare te Sigurimit.

Softueri “IRIS” ka një varg të atributeve të cilat e bëjnë atë program të veçantë, atribute këto kruciale për funksionimin e suksesshëm të një kompanie të sigurimeve (kliko këtu për të lexuar karakteristikat më të rëndësishme të cilat duhet t’i ketë një softuer që përdoret në industrinë e sigurimeve).

  • Dukja – Softueri ka një dizajn të bukur, të pranueshëm për syrin dhe mbi të gjitha praktik. Ai është strukturuar ashtu që të mësohet shumë lehtë.
  • Thjeshtësia e përdorimin – Programi është ndërtuar ashtu që të mund të përdoret me lehtësi edhe nga personat të cilët nuk kanë njohuri të mëdha në punën me kompjuter.
  • Siguria – IRIS është i ndërtuar nga kompontenta të ndara të cilat komunikojnë me njëra tjetrën përmes shifrave të caktuara dhe të cilat nuk lejojnë keqpërdorime në bazë. Kjo do të thotë se çdo kompani ka qasje të limituar në bazën e të dhënave, duke i lejuar të shfrytëzojë të dhënat e lejuara, dhe duke mbrojtur dhënat tjera që mund të keqpërdoren.
  • Lehtësimet – Me IRIS kompanitë e sigurimeve arrijnë të kryesojnë tre detyra kryesore:

    - Të arkivojnë dhe menaxhojnë të dhënat administrative (emrat, pronat, datat...);
    - Të menaxhojnë biznesin (shitjet ditore, shitjet në baza të ndryshme, faturimet e përditshme...).
    - Të nxjerrin kalkulime kontabiliteti (aspektin financiar: hyrjet, daljet, tatimet, librat).
  • Shpejtësi – IRIS u mundëson punëtorëve dhe drejtuesve të biznesit që me shpejtësi të lartë të mund të qasen në të dhënat dhe të nxjerrin rezultatet e kërkuara. Në këtë mënyrë përveç që kurseni kohë, ju ndani të kënaqur edhe klientët dhe ulni numrin e personelit të nevojshëm duke kursyer.
  • Jetëgjatësia – Iris është ndërtuar ashtu që të mund të modifikohet në versione të reja me kalimin e kohës. Secili produkt ka jetëgjatësinë e tij. Kur produktet ndërtohen në mënyrë të pabazë, me përfundimin e jetëgjatësisë së tyre dhe arritjen e zgjidhjeve të reja, humben edhe shumica e të dhënave dhe funksionaliteti i tyre. Në këtë drejtim, IRIS është ndërtuar ashtu që të mund të evoluojë me kalimin e kohës dhe të transformohet në produkte të reja që do t’u përshtaten kërkesave inovative të kësaj industrie.
  • Menaxhimi - IRIS është i përshtatshëm për të gjitha bizneset e fushës së sigurimeve. Ai ka tre nivele të menaxhimit dhe si i tillë është i përshtatshëm për t’u punuar nga:

    - Punonjësit e thjeshtë – Punonjësi i një kompanie ka qasje të limituar vetëm në dhënat të cilat i nevojiten atij.
    - Menaxherët/pronarët administruesit – Ata kanë qasje mbi të gjitha të dhënat e kompanisë dhe klientëve të tyre, por nuk mund t’u qasen të dhënave të kompanive tjera ose institucioneve.
    - Institucionet – Kanë qasje mbi të dhënat e përgjithshme të cilat qarkullojnë në sistemin bazë, nga secila kompani, me përjashtim të të dhënave të cilat janë “personale” të kompanive.

 

Funksionet

IRIS ka një varg të funksioneve të cilat një pjesë janë bazike për funksionimin e një biznesi të industrisë së sigurimeve, derisa një varg të tjera edhe pse nuk janë bazike, janë shumë ndihmuese duke lehtësuar në maksimum punën.

Aplikimi

Softueri IRIS aktualisht shfrytëzohet nga tetë kompani sigurimesh, nga 10 sosh të regjistruara në mënyrë legale në Kosovë. Këto njëkohësisht janë edhe disa prej bizneseve më të suksesshme në Kosovë.

Edhe pse kryesisht shfrytëzohet nga kompanitë e sigurimit të automjeteve, programi IRIS është lehtë i adaptueshëm edhe për lloje të tjera të sigurimeve, që nga ai shëndetësor, pronësor, deri te sigurimi i produkteve të tjera.