Alt3c – profili i kompanisë

Alt3c Shpk është një kompani e specializuar në fushën e teknologjisë informative me bazë në Prishtinë. E krijuar në fillim të vitit 2014 nga një grup profesionistësh të IT dhe menaxhimit, Alt3c është mbështetur në idenë për të ofruar zgjidhjet më unike të softuerëve për biznese të ndryshme në vendin tonë.

Alt3c sot ofron një laramani zgjidhjesh softuerike për biznese të fushave të ndryshme dhe të dizajnuara e programuara për t’iu adaptuar kërkesave të veçanta të tyre. Kjo nënkupton se që nga fillimi i ekzistimit kompania jonë ka krijuar dhe vazhdon të krijojë pako softuerike shumë të veçanta, të cilat përshtaten në mënyrë specifike me kërkesat e bizneseve të caktuara.

Kompania po ashtu ofron edhe shërbime konsultimi në fushën e teknologjisë informative dhe në fushën e infrastrukturës së komunikimit.

 

Solucionet softuerike

Produktet dhe shërbimet që ofron Alt3c janë unike dhe dallojnë për secilin biznes me të cilin ne bashkëpunojmë. Ne nuk ofrojmë vetëm softuerë të caktuar të cilëve ju dhe biznesi juaj duhet t’u adaptoheni dhe në bazë të cilit ju duhet të funksiononi. Ne ofrojmë zgjidhje softuerike e cila në fakt i adaptohet biznesit tuaj dhe të cilat funksionojnë në bazë të nevojave tuaja.

Zgjidhjet softuerike që be ofrojmë, prekin po thuajse bizneset e të gjitha fushave. Në të vërtetë, Alt3c Shpk i krijon dhe modifikon ato në bazë të nevojave të bizneseve të ndryshme. Megjithatë janë disa kategori biznesesh në të cilat Alt3c ka ndërtuar lidership me produktet e veçanta softuerike. Disa sosh janë të prezantuara më poshtë.

  • Industria e Sigurimeve – Kjo është një fushë ku kompania Alt3c SHPK ka ofruar zgjidhjen më të kompletuar softuerike në vend. Duke qenë se është një fushë shumë e ndjeshme dhe specifike, Alt3c ka krijuar një produkt unik për këtë industri të quajtur IRIS Më shumë për IRIS klikoni këtu.
  • Ndërmarrjet prodhuese dhe ato distribuese - Alt3c ka zgjidhje te avancuara softuerike për ndërmarrjet prodhuese dhe ato të vogla apo të mesme distrubuese. Produkti EIS është një softuer që ka një varg modulesh në përbërjen e saj, të cilat janë në mënyrë shumë specifike të ndërtuara për t’iu përshtatur industrive të ndryshme me numër më të lartë punëtorësh, të hyra dhe dalje të shumëfishta. Më shumë për HITS klikoni këtu.
  • Qendrat e thirrjeve – HITS është një pako softuerike e dedikuar për shumë lloje të bizneseve. Në strukturën e tij ky softuer mund të modifikohet dhe të plotësohet me module të veçanta për t’u shndërruar në një zgjidhje të avancuar dhe të përshtatshme për bizneset të cilat kanë qendra të thirrjeve. Më shumë për softuerin HITS.
  • Bankat komerciale – Alt3c ka në dispozicion një softuer specifik për bizneset e sektorit bankar, që monitoron keqpërdorimet nëpër ATM dhe i raporton ato në kohë reale. Më shumë për këtë produkt, të titulluar ASM, gjeni këtu.

 

Stafi

Kompania Alt3c Shpk në stafin e saj ka një kombinim të profesionistëve të fushave të ndryshme të teknologjisë informative dhe menaxhmentit.

Megjithatë, Alt3c vazhdon të udhëhiqet nga njerëz të fushës së teknologjisë informative, për të cilët ofrimi i shërbimeve dhe solucioneve softuerike kualitative vazhdon te jete objektivi kryesor i punës.

Me tregun dhe bizneset që lëvizin me një dinamikë të shpejtë, Alt3c është bazuar në filozofinë për t’u ofruar produkte dhe shërbimet të cilat do t’u ndihmojnë juve të jeni një hap para të tjerëve.

Praktika e punës te Alt3c është jo vetëm që t’ua ofron zgjidhjet më inovative softuerike, por edhe të shndërrohet në një partner tuajin duke u qëndruar në krah gjatë çdo momenti sfidues në të ardhmen.

E gjithë kjo mbështetje garantohet nga një stafi i gjerë i profesionistëve të teknologjisë informative të dëshmuar në këtë fushë për më se një dekadë.