ASM - Anti Skimming Monitor

ASM (Anti Skimming Monitor), është një softuer tjetër shumë specifik, produkt i kompanisë Alt3c Shpk, i dedikuar për monitorimin e keqpërdorimeve nëpër ATM (bankomate).

ASM është një lloj softueri i cili u ndihmon bankave komerciale të mbrojnë klientët e tyre, duke ofruar mundësinë e raportimit në kohë reale të ndonjë keqpërdorimi.

Softueri është i dizajnuar që të funksionojë së bashku pajisjen speciale dhe mundëson monitorimin dhe detektimin e kërcënimeve të formave të ndryshme në makineritë ATM si dhe raportimin e tyre në çdo kohë.

Si keqpërdoren të dhënat e klientëve të ATM?

Krimet në ATM në Evropë patën pësuar një rritje për më shumë se dyfish nga viti 2007 në vitin 2008, kur u raportuan mbi 10 mijë raste të keqpërdorimeve dhe mbi 500 milionë euro të humbura. Ky trend megjithatë ka pësuar rënie në vitet pasuese për shkak të rritjes së sigurisë së shërbimeve në këto aparate.

Pavarësisht sigurisë që ofrojnë shërbimet e ATM dhe përdorimi i kartelave, keqbërësit vazhdimisht gjejnë metoda të reja për të arritur te caku i tyre. Qëllimi i tyre është marrja e të dhënave të përdoruesve të ATM dhe shfrytëzimi i tyre për të vjedhur paratë nga kontoja e përdoruesit.

Ato realizojnë këtë në mënyra nga më të ndryshme, ndër të cilat janë:

  • Implantimi i ndonjë pajisje shtesë mbi ATM e cila lexon të dhënat e kartelës dhe po ashtu edhe pinin.
  • Vendosja e kamerave dhe kartave shtesë të cilat xhirojnë dhe mbledhin të dhënat e përdoruesve, të cilat më pas shfrytëzohen nga keqpërdoruesit.

Pikërisht në këto aspekte ndërhyn pajisja dhe softueri i krijuar nga Alt3c Shpk, që monitoron dhe raporton keqbërjen aty për aty.

Si funksionon ASM? Çfarë pune bën?

Anti Skimming Monitor është një produkt i teknologjisë së fundit në fushën e sigurisë bankare, i krijuar nga stafi profesional dhe me përvojë i Alt3c në fushën e IT (teknologjisë informative).

Ky produkt shfrytëzon një pajisje të profesionalizuar të ndërtuar në mënyrë specifike për
të detektuar keqpërdorimet e ndryshme në ATM. Pajisja aktivizohet që nga momenti kur ATM (bankomati) aktivizohet nga klienti (momenti i futjes së kartelës), dhe monitoron të gjithë procesin derisa kartela i rikthehet klientit.

Pajisja funksionon duke prodhuar fushë magnetike e cila e bën të pamundshme leximin e të dhënave të kartelës nga pajisjet e vendosura nga keqbërësit jashtë strukturës bazë të aparaturës. Në këtë mënyrë ASM pengon impiantet e mundshme të vendosura në ATM të lexojnë dhe kopjojnë të dhënat e klientëve, të cilat më pas mund t’i keqpërdorin.

Monitorimi i ATM përmes softuerit është i përnjëhershëm dhe automatik dhe i gjithë procesi kërkon ndërhyrje minimale njerëzore. Kërcënimet e mundshme sinjalizohen përmes ngjyrave të caktuara, të cilat më pas mund të raportohen përmes mesazheve telefonike ose postës elektronike te personat dhe organet kompetente.

Për më shumë informacione dhe për të parë mundësinë e implementimit të kësaj pajisje dhe softueri, kontaktoni Alt3c ShpK në adresën, e-mailin dhe telefonat e dhëna këtu.